Dy ndeshje luhen sot në Superligë, spikat derbi Drita-Gjilani

Futboll

Dy ndeshje luhen sot në Superligë, spikat derbi Drita-Gjilani

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryendeshja e ditës së sotme do të jetë ballafaqimi i Dritës me Gjilanin, sfidë e cila zhvillohet në Lipjan, duke filluar nga ora 15:00.

Në takimin tjetër, Dukagjini që pozicionohet në vendin e shtatë e pret Feronikelin 74.

Edhe kjo ndeshje zhvillohet duke filluar nga ora 15:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat