Mbrojtësi kuqezi pritet titullar ndaj Juventusit

Futboll

Mbrojtësi kuqezi pritet titullar ndaj Juventusit

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 12:59
Pamje nga një ndeshje

Mbrojtësi kuqezi pritet titullar ndaj Juventusit!

Edhe pse vetë Berat Gjimshiti pas fitores me Veronën pranoi vështirësitë që i kushtëzon kalendari i ngjeshur mes Serisë A, Ligës së Europës dhe ndeshjeve të kombëtareve pa pushim, mbrojtësi i Shqipërisë nuk do të pushojë as me Juventusin. 

Nëse trajneri Gesperini po mendon të bëjë rrotacion, ai nuk prek mbrojtjen dhe futbollistin e përfaqësueses kuqezi, i cili është tashmë prej 2-3 vitesh shtylla e prapavijës bergamaske.

Madje, shpesh herë Berat Gjimshiti i ka ofruar kundër Juves paraqitjet e tij emblematike, siç ishte edhe njëra në kupë e vitit 2018, ku fshiu nga loja Ronaldon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat