Barcelona planifikon tre nënshkrime me kosto të ulët për sezonin e ri

Futboll

Barcelona planifikon tre nënshkrime me kosto të ulët për sezonin e ri

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:17
Barcelona

Barcelona vazhdon të mendojë për sezonin e ardhshëm, edhe pse sapo ka filluar ky aktuali.

Katalunasit do të ndjekin politikën e këtij viti për të nënshkruar me futbollistë me kosto të ulët ose që do t’i bashkohen atyre si transferime të lira.

Mundo Deportivo ka raportuar se janë tre emra nga Liga Premier që katalunasit i kanë në listën e dëshirave dhe mund të transfeorhen në ‘Camp Nou’ në verën e vitit 2024.

Mesfushori italian Jorginho është në krye të listë së dëshirave, për faktin se do të mbetet i lirë pas një viti dhe mund t’i bashkohet katalunasve.

Një tjetër futbollist që synohet me parametra zero është sulmuesi francez i Manchester United, Kai Havertz.

Emri i tretë në listën e gjigantit katlaunas është mesfushori gjerman Kai Havertz.

Në fakt për repartin ofensivë Xavi e dëshiron Florian Wirtzin e Bayer Leverkusen, por problem mbetet çmimi prej 100 milionë eurove i tij.

Te Barça besojnë se Arsenali do ta lejoj largimin e Havertz për një kosto të ulët pasi gjermani nuk ka arritur pritshmëritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat