Sacchi: Ja ku ndryshon Inter-i nga kuqezinjtë dhe Napoli

Futboll

Sacchi: Ja ku ndryshon Inter-i nga kuqezinjtë dhe Napoli

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:28
Sacchi

Ish-trajneri Arrigo Sacchi ka komentuar suksesin e Milan-it kundër Lazio-s në rubrikën e tij për La Gazzetta dello Sport.

“Milan-i kundër Lazio-s, veçanërisht në pjesën e dytë, ka qenë pothuajse perfekt. Skuadër e organizuar, agresive, ku të gjithë ndihmonin. Në këto kushte edhe një talent i pastër si Leao ka dhënë më të mirën.

“Në disa momente më është dukur si Milan-i i kohërave të arta, flas për Milan-in tim, dhe nuk po ekzagjeroj”.

Jo vetëm Milan, Sacchi ka folur edhe për Inter-in:

“Edhe nëse rezultati mund të ketë qenë i ekzagjeruar, fitorja e Inter-it në Salerno ka qenë e merituar.

“Skuadra e Inzaghi-t bazohet shumë tek individualitetet dhe kur yjet kanë hyrë në fushë, pasi u lanë në stol për ndeshjen e Champions-it kundër Benfica-s, është parë se çfarë janë në gjendje të bëjnë.

“Lautaro ka shënuar edhe katër gola: i jashtëzakonshëm. Inter bën futbollin e vet, shumë ndryshe nga Milan-i dhe Napoli, por ka lojtarë në gjendje të zgjidhin ndeshjet në çdo moment”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat