Drita më e mirë se Gjilani

Futboll

Drita më e mirë se Gjilani

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2023 Në ora: 16:52
Pamje nga një ndeshje

Drita ka fituar derbin e madh të qytetit, me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit.

Njëherësh ky është edhe më i madh në Kosovë , mes këtyre dy skuadrave, që kësaj radhe nuk kanë luajtur në Gjilan por në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Në minutën e 43-të, Almir Ajzeraj nga afërsia ka realizuar për rezultatin 1:0.

Tahiri në minutën e 78-të thellon fitoren në 2:0.

Ndeshja u karakterizua me rivalitet dhe e përcollën nga rreth 1.500 shikues.

Drita përforcon vendin e tretë me 15 pikë dhe Gjilani është në të 7-tin me 7 sosh. 

Rezultatet

Drita - Gjilani 2:0
Dukagjini – Feronikeli 74 1:1
Liria – Malisheva 0:1
Ballkani – Llapi 2:1

Nesër

Fushë Kosova – Prishtina 15.00 

Renditja

1. Ballkani    7    6    1    0    13:5    8    19
2. Llapi    8    5    1    2    14:8    6    16
3. Drita    7    4    3    0    12:3    8    15
4. Malisheva    8    4    0    4    17:12    5    12
5. Prishtina    7    2    4    1    9:8    1    10    10
6. Dukagjini    8    1    5    2    7:10    8
7. Gjilani    7    2    1    4    4:7    7
8. Feronikeli    8    2    1    5    9:18    7
9. Liria    8    1    3    4    6:10    6
10. Fushë Kosova    6    0    1    5    4:14    1
Në javën e ardhshme do të takohen: Feronikeli 74' - Fushë Kosova, Gjilani - Dukagjini, Malisheva - Drita, Llapi - Liria dhe Prishtina - Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat