Rrihet gjyqtari në futbollin e Kosovës

Futboll

Rrihet gjyqtari në futbollin e Kosovës

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Dhuna ka qenë e pranishme këtë fundjavë në futbollin tonë, ku “viktimë” ka mbetur gjyqtari i ndeshjes.

Takimi i Ligës së Tretë, Istogu 03-Arbanasi ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Me rezultatin 3-2 për Istogun 03 dhe kur kishin mbetur edhe pak sekonda deri në fund të ndeshjes, lojtarët e Arbanasit vepruan turpshëm duke sulmuar gjyqtarin që s’kishte bërë asnjë gabim në drejtim, Diamant Hotin.

Policia u detyrua të ndërhyjë në fushën e blertë ku edhe arrestoi futbollistin që grushtoi gjyqtarin.

Pavarësisht sulmit, Hoti s’u zmbraps dhe vazhdonte nxjerrjen e kartonëve të kuq për lojtarët e Arbanasit që e sulmonin atë në të gjitha mënyrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat