Sylvinho dhe Zabaleta në Spanjë, takojnë dy legjionarët kuqezi

Futboll

Sylvinho dhe Zabaleta në Spanjë, takojnë dy legjionarët kuqezi

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior ka zhvilluar takime pune këtë fundjavë me dy lojtarët e Kombëtares: Ivan Balliun dhe Keidi Baren.

Tekniku brazilian ka udhëtuar drejt Spanjës së bashku me ndihmësin e tij, Pablo Zabaleta, ku fillimisht janë ndalur në Madrid për të ndjekur ndeshjen Rayo Vallecano-Mallorca. Që mbaroi me rezultatin 2-2, takim ku mbrojtësi i djathtë Balliu luajti për 90 minuta.

Pas ndeshjes, Sylvinho dhe Zabaleta janë takuar me futbollistin shqiptar dhe kanë diskutuar për formën e tij. Por edhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në muajin tetor ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

Më pas, dy teknikët janë ndaluar edhe në Barcelonë, ku janë takuar me mesfushorin Keidi Bare. I cili aktivizohet me katalanasit e Espanyolit. Palët kanë diskutuar gjithashtu me të për impenjimet e ardhshme të kuqezinjve në kualifikueset e Euro 2024.

Sylvinho ka zhvilluar një tur takimesh gjatë javëve të fundit me lojtarët e Kombëtares në kuadër të përgatitjeve për grumbullimin e radhës që do të nisë më 8 tetor 2023.

Shqipëria pret Çekinë në “Air Albania” në datën 12 tetor, ndeshje tepër e rëndësishme për kualifikimin në Euro 2024. Pesë ditë më vonë është radha e miqësore me bullgarët, sërish në “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat