Onana zhgënjen

Futboll

Onana zhgënjen

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:55
Onana

Pas humbjes në sfidën e parë, të grupeve të UEFA Champions League, ndaj Bayern Munich, me rezultatin, 4 me 3, “djajtë e kuq” të Manchester United u “shokuan” sërish në këtë kompeticion, teksa në raundin e dytë u mundën me rezultat, 2 me 3, nga kampionët turq, të Galatasaray brenda në “Old Trafford”, duke regjistuar kështu humbjen e 6 në 9 ndeshjet e para të sezonit.

Mund të thuhet me plot gojë se United është në krizë tashmë dhe tifozët shohin si “fajtorin” kryesor transferimin e merkatos së verës, “gardianin” kamerunas, Andre Onana, me këtë të fundit, që nuk ngjason aspask me “macen e zezë” që ishte tek Inter.

Mirëpo, duket se tifozët anglezë e kanë humbur durimin, teksa kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për rikthimin e David De Gea, me këtë të fundit që u largua nga “gjigandët” e Premier League, vetëm pak muaj më parë.

Ndërkaq, kujtojë se Spanjolli e mbylli me United gjatë merkatos së verës pas 12 viteve me “Djajtë e Kuq”. “Shtatlarti” 32-vjeçar është ende pa skuadër, ndërkohë që tifozët e United e duan sërish me shtyllave të skuadrës së tyre të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat