​Bellingham iu përgjigjet krahasimeve me Maradonën

Futboll

​Bellingham iu përgjigjet krahasimeve me Maradonën

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Jude Bellingham vazhdimisht po tregon pse Real Madridi e ka bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit këtë verë.

Bellingham e tregoi klasin e tij mbrëmë në ndeshjen ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, ku shënoi një gol tejet të bukur, raporton KosovaPress.

Ai gol bëri që të fillojnë krahasimet mes Bellingham dhe legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona.

Por, Bellingham thotë që ky krahasim është paksa i tepërt.

“Unë shënova sikur Maradona? Ju lutem mos e zmadhoni. Është paksa e tepërt. Nga ajo që kam parë në ‘Youtube’, ai ishte pak më i mirë se unë, ose mund të them se shumë më i mirë se unë”, tha Bellingham.

Pas nëntë ndeshjeve me fanellën e Real Madridit, Bellingham veçse ka regjistruar tetë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat