Xavi: Duhet të paktën të shkojmë në çerekfinale

Futboll

Xavi: Duhet të paktën të shkojmë në çerekfinale

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:27
Xavi

Në vigjilje të ndeshjes që skuadra e Barcelona do të luajë ndaj Porto-s, në Ligën e Kampionëve, trajneri Xavi Hernandez zbuloi ambicjet që katalanasit kanë këtë sezon.

“Mendoj se duhet të reflektojmë në lidhje me të ardhmen. Kush mendon se mund të fitojmë gabon. Kemi lojtarë që e kanë fituar këtë turne më parë”, tha Xavi.

“Duhet të jemi pozitivë në mendimet tona. Ky është një sezon i ri, një sfidë e re dhe ne kemi një ekip të ri, me më shumë përvojë.

Kemi bërë një hap përpara në lojën tonë. Duhet të provojmë të jemi kompetitivë. Jam i lumtur dhe i motivuar dhe kështu janë edhe lojtarët.

Duket sikur e kanë shkëndijën e duhur për të fituar”, tha Xavi.

“Flas shpesh me Levandovskin. Përveç se bën gjithnjë diferencën, përfshihet dhe kërkon të përmirësohet më shumë. Vjet këtu nuk u paraqitëm mirë, por nuk jemi justifikime.

Duhet të paktën të shkojmë në çerekfinale”, u shpreh trajneri Xavi.

Në lidhje me rivalin e sotëm, trajneri katalanas u paraqit mjaft i kujdesshëm.

“Janë një ekip dinamik, i shpejtë dhe me një trajner e lojtarë të mirë. Do të jetë një sfidë e bukur ndaj një rivali historik. Duhet të fitojmë 3 pikët, kjo ka rëndësi. Nuk mendoj për vendin e parë apo të dytë,” tha në fund Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat