Jakiroviç përmend edhe Kujtim Shalën 

Futboll

Jakiroviç përmend edhe Kujtim Shalën 

Nga: K. Goca Më: 4 tetor 2023 Në ora: 20:04
Kujtim Shala e Sergei Jakiroviç

Dinamo e Zagrebit me padurim e pret ballafaqimin me kampionin e Kosovës, Ballkanin e Therandës, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit C të Conference League në futboll.

Trajneri i kampionit kroat Sergei Jakiroviç në asnjë formë nuk i frikësohet atmosferës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 18.45.

Jakiroviç tha se e di ka shumë tifozë Dinamo në Kosovë dhe ka përmendur edhe legjendën e futbollit Kujtim Shalën që për tre vite (1989 – 1991) ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Dinamos së Zagrebit.

“E di që ka shumë tifozë të Dinamos këtu, ata na takuan para hotelit dhe bënë foto me lojtarët. Kujtim Shalla ka luajtur në Dinamo dhe ai la gjurmë.

Unë isha këtu me Rijekën kështu që e njoh atmosferën.

E di që Ballkani e ka stadiumin plot dhe se tifozët janë fanatikë, ndihem shumë rehat, shpresoj që pas ndeshjes edhe ne të ndihemi rehat”, ka thënë Jakiroviç për ambientin në të cilin do të luhet ndeshja dhe ka treguar se a ka dallim. ardhja në Kosovë si trajner i Dinamos dhe trajner i Rijekës.

“Personalisht për mua është kështu, unë e bëj punën time si më parë, por shoh që ka shumë tifozë të Dinamos këtu.

Por ka pasur edhe Rijeka sepse Hoxha nga Rijeka është me origjinë nga ky vend, pra ka pasur shumë të afërm të tij këtu.

Për mua është e njëjta gjë, e vetmja gjë e rëndësishme është që ekipi të jetë i mirë dhe të fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat