Inzaghi bën historinë e Interit

Futboll

Inzaghi bën historinë e Interit

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:19
Inzaghi

Fitorja në Ligën e Kampionëve ndaj Benfica vuri në pah edhe një herë cilësinë e punës së Simone Inzaghit në krye të Interit. 

Që nga fillimi i sezonit, Interi ka fituar 7 nga 9 ndeshjet zyrtare, duke regjistruar vetëm një humbje ndaj Sassuolos dhe një barazim ndaj Real Sociedad.

Dy njolla të cilat megjithatë nuk ndikojnë në një rrugëtim vërtet bindës deri tani të klubit milanez, në krye të tabelës së renditjes si në Serie A, ashtu edhe në Europë. 

Rezultati 1-0, falë golit të Thuram e ndriçoi natën e së martës në “San Siro”, por mbi të gjitha e projektoi trajnerin nga Piacenza me më shumë energji në botën zikaltër.

Falë suksesit të arritur ndaj Benfica, siç sqarohet nga “Gazzetta dello Sport”, Inzaghi u bë trajneri i tretë më i suksesshëm në historinë e Interit, për nga përqindja e sukseseve të arritura në të gjitha garat, me 64.41%.

Në krye është dyshja e Mauro-Resegotti, e cila e çoi Interin drejt fitimit të titullit të tij të dytë në histori, më 1920. Në vend të dytë është braziliani Leonardo i cili, pasi zëvendësoi Benitez në sezonin 2010-2011, e mbylli me 65.62% si fitues.

Simone Inzaghi është në stolin e Interit që nga sezoni 2021-2022. Më poshtë janë të gjithë numrat e tij me zikaltrit.

118 ndeshje

76 fitore

19 barazime

23 humbje

2 Superkupa Italiane

2 Kupa të Italisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat