Pas incidentit në Kumanovë, ja sa dënohet KF Bashkimi!

Futboll

Pas incidentit në Kumanovë, ja sa dënohet KF Bashkimi!

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 14:12
Pamje nga atmosfera

Komisioni disiplinor i shkallës së parë pranë FFM-së ka marrë vendimin e tij, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen Bashkimi-Kamenica Sasa, shkruan Open-TV.

Klubi i Bashkimit nga Kumanova është dënuar me dy ndeshje jashtë Kumanovës dhe me të holla prej 2500 euro, njoftojnë nga klubi kumanovarë.

"Nga ana e Komisionit të Disciplinës dënon K.F.BASHKIMIN ne lidhje me incidentin e ndodhur në ndeshjen kundër KF.Sasa me:

– dy ndeshje në terren mbi 100 km dhe

– 2500 euro”, thuhet në njoftim.

Kështu KF Bashkimi ndeshjen e ardhshme kundër Kozhuvit do ta luaj 100 km larg Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat