Media kroate: Besoni apo jo, Dinamo e Zagrebit nuk ka fituar kurrë në Kosovë!

Futboll

Media kroate: Besoni apo jo, Dinamo e Zagrebit nuk ka fituar kurrë në Kosovë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 tetor 2023 Në ora: 14:31
Prishtina e vitit 1985

“Besoni apo jo, Dinamo nuk ka fituar kurrë në Kosovë!

Dhe as që shënoi katër herët e fundit”, është titulli i mediumit të njohur kroat “24 sata”.

“Sigurisht, asnjë nga ato ndeshje nuk ishte pjesë e Kupës së Europës. 

Image

Fadil Vokrri, Zoran Batroviq e Sahit Kelmendi, në prapavijë Kujtim Shala

Udhëtimi në Kosovë në ndeshjen me Ballkanin, është ndeshje e Conference League.

Është ndeshja e parë evropiane e Dinamos në Kosovë.

Por si pjesë e shtetit të shpërbërë, klubi kroat më i trofeshëm e vizitoi Kosovën gjashtë herë. Dhe kurrë nuk fitoi! Ndonëse aty vinte si i preferuar çdo herë, ashtu si sot”, shkruan më tej.

Mediumi kroat kujton edhe kush u lëndua në Kosovë.

“Ka qenë gjithmonë një fushë e nxehtë, një lojë e ndërlikuar jashtë... dhe nikoqirët që luanin ashpër. Kështu kundër Prishtinës, Vlado Kasalo theu klavikulën, kurse Drazhen Besek theu këmbën.

Nuk ka pikë. 

Në sezonin 1977/78. Dinamo humbi 3:2 në Mitrovicë nga Trepça e cila pati rënë nga liga e parë ish jugosllave. 

Kjo u pasua nga pesë sezone të njëpasnjëshme të vizitave me Prishtinën, nga viti 1983 deri në '88.

Humbja 3:2, pastaj 2:0, pastaj një barazim 0:0 kur Prishtina udhëhiqej nga Çiro Blazheviq (ishte 4:3 për Dinamon në Zagreb), pastaj një tjetër humbje 2:0 dhe një barazim 0:0 jashtë fushe në vitin 1988.

Pra, në katër vizitat e fundit në Kosovë, Dinamo nuk ka shënuar as gol! 

Për ndeshjen e sotme koeficienti për fitoren e Dinamos që luan pa tetë lojtarë është 1.71, ndërsa për fitoren e vendasve është 5”, shkruan “24 sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat