Jashanica: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari

Futboll

Jashanica: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 23:39
Jashanica - majtas

Ballkani mori një fitore të madhe në Fadil Vokrri përballë Dinamo Zagreb, duke i mundur kroatët me rezultatin 2-0.

Pas kësaj ndeshje, Kampionët e Kosovës ngjiten në vendin e dytë në Grupin C dhe tashmë ëndërrojnë kualifikimin. Me shumë besim për ta arritur këtë objektiv shprehet edhe Bajram Jashanica, i cili për SuperSport shprehet se Ballkani tashmë luan pa frikë ndaj kujtdo kundërshtari.

“E kemi vlerësuar ndeshjen jashtëzakonisht shumë. Duke marrë parasysh edhe traditën, futbollin dhe cilësinë që ka Dinamo. E ka treguar edhe në grupe. Kemi bërë një përgatitje mjaft të mirë. Kemi parë pikat e forta dhe të dobëta, që në t’i shfrytëzonim në maksimum.

Ballkani është mësuar, e kemi bërë rrugën mjaft të mirë. E kemi harruar shpejt humbjën në Plzen. Dhe u rikthyem te fitorja. Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe futbollin kosovar. Falënderoj edhe tifozët, të cilët ishn të shumtë dhe në këtë mot jo të mirë.

Edhe pas pjesës së parë, ne e dinim që Dinamo është favorit. I lamë pak territor, që të mos kapeshim në kundërsulm apo me topa pas shpine. Gjithë ekipi luajti shumë mirë. Mesfushorët dhe sulmuesit na ndihmuan në fazën mbrojtëse. Dhe ia dolëm të mos pësonim gol.

Ne nuk i druhemi asnjë kundërshtari, pavarësisht cilësive dhe traditave që kanë më shumë se ne. Do të përballemi me çdo kundërshtar si të barabartë, pa nënvlerësuar askënd. Do të vazhdojmë kështu përpara. Pse jo, të mos kalojmë edhe grupet”, u shpreh Jashanica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat