Trajneri i Shkupit: Dëshiruam fitoren, në fund duhet të jemi të kënaqur edhe me barazimin

Futboll

Trajneri i Shkupit: Dëshiruam fitoren, në fund duhet të jemi të kënaqur edhe me barazimin

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 23:07
Zhizhoviç

Në kuadër të javës së dhjetë ekipi i Shkupit ka nxjerrë vetëm një pikë në udhëtimin në Kavadar ku ishte mysafire e skuadrës së Tikveshit, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:1.

"Sigurisht se edhe me këtë pikë ekipi mbetet në formë të mirë dhe në nëntë ndeshje të kampionatit dhe një të kupës, është në seri prej dhjejtë ndeshjeve pa disfatë", njofton FC Shkupi.

Duelin e sotëm e ka komentuar trajneri Mlladen Zhizhoviç, i cili nuk ka fshehur mbetet i kënaqur nga një pikë e fituar, duke marrë parasysh se ishte një udhëtim i vështirë, ndërsa kundërshtari kishte dy raste të mëdha në fund të ndeshjes.

“Ne kishim dëshirë që të shënoj më edhe fitoren e katërt në seri, por kur të marrim parasysh gjithçka, në fund duhet të jemi të kënaqur edhe me barazimin, nga fakti se nikoqiri kishte dy raste në fund të ndeshjes.

Mendoj se ishim më të mirë në pjesën e parë, ku nuk kontrolluam topin nga rastet e dyta në gjashtëmbëdhjetë metërsh, ku një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë.

Me disa sulme jo shumë të mira të nikoqirëve kemi pranuar gol, e që më pas u kthyem në lojë, që pastaj kishim lojë më të mirë por që duhej të përfundonim me kundërsulmet e që nuk arritëm ti konkretizojmë. Andaj them që në fund duhet të jemi të kënaqur me një pikë shkaku se ishte një udhëtim i vështir.

Sigurisht se jemi kthyer në kahje të mirë, jemi në kreun e tabelës, sigurisht se do na vjen në kohë të duhur edhe kjo pauzë e shkurtër që të freskohemi pak dhe të përgatitemi për ndeshjet e radhës që na presin”, ka thënë Zhizhoviç.

Ekipi shkupjan mbetet edhe më tutje në pozitën e dytë me 19 pikë, ndërsa ndeshja e radhës në kampionatin maqedonas do të luhet me 22 tetor, kur në Çair do të janë nikoqir të ekipit të Bregallnicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat