Synon Championsin

Futboll

Synon Championsin

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:24
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri shijoi fitoren në derbi ndaj Torinos të shtunën në mbrëmje.

Në konferencën e dhënë pas triumfit 2-0 në derbi, Allegri theksoi se qëllimi i tyre këtë sezon është Championsi.

“Qëllimi është gjithmonë të futesh në top katërshen, por kjo nuk do të thotë që mundesh.

Megjithatë le të qëndrojmë me këmbë në tokë, duhet të kthehemi në atë që prej vitesh ka qenë normaliteti i Juventusit, domethënë të fitojmë ndeshjet dhe sot kemi treguar se ne kemi qëndrimin e duhur.

Megjithatë, lojtarët duhet ta kujtojnë këtë herë pas here…

Sidomos tani që do të ketë një ndalesë dhe në rrugën e kthimit do të kemi një sfidë të bukur si ajo me Milanin”-deklaroi Allegri.

Teksa i pyetur për Pogba-n, Allegri tha: “Jam shumë i afërt me Paulin. Futbolli humbet një lojtar të jashtëzakonshëm, ndryshe nga askush tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat