Agim Ademi tregon a do të zhvillohet ndeshja Kosovë - Izrael

Futboll

Agim Ademi tregon a do të zhvillohet ndeshja Kosovë - Izrael

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 19:38
Agim Ademi

Kjo për shkak të situatës së fundit të krijuar mes Izraelit dhe Palestinës mes të cilave po zhvillohen luftime të ashpra.

Raportohet se UEFA është duke e shqyrtuar mundësinë e shterjes së të gjitha ndeshjeve të Izraelit, mes të cilave edhe ajo me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Fillimisht Izraeli ishte planifikuar të luante në Tel Aviv ndaj Zvicrës.

Asnjë konfirmim mbi këto raportime nuk ka ardhur ende, derisa në Federatën e Futbollit të Kosovës thonë se janë duke e pritur vendimin e UEFA-së.

“Jemi duke e pritur vendimin e UEFA-s”, ka thënë presidenti i FFK-s, Agim Ademi.

Kosova ndeshjen e parë të muajit tetor e luan ndaj Andorrës si mysafir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat