Mirlind Daku mbanë premtimin, takohet me bashkëshorten e Agim Ramadanit

Futboll

Mirlind Daku mbanë premtimin, takohet me bashkëshorten e Agim Ramadanit

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 15:20
Mirlind Daku e bashkëshortja e komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadanit

Mirlind Daku ka pasur një vizitor shumë të veçantë në grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sulmuesin gjilanas e ka vizituar bashkëshortja e komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadanit.

Daku kishte shënuar gol ndaj Polonisë dhe kishte zhveshur fanellën ku në shpinë ka tatuazhin e kufirit të thyer nga komandanti legjendar Agim Ramadani.

Në një lidhje direkte mes Dakut dhe Shukrije Ramadanit, sulmuesi gjilanas e kishte ftuar atë që ta vizitonte.

Tani ajo e ka vizituar ku ka marrë dhuratë një fanellë dhe ështëtakuar edhe me futbollistët tjerë të Shqipërisë.

“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun, dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombëtare nuk ka kufinj ,aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat