Media britanike zbulon të ardhmen e Ronaldos

Futboll

Media britanike zbulon të ardhmen e Ronaldos

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 15:27
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo dëshiron të rinovojë kontratën me Al-Nasr deri në vitin 2027.

Sipas asaj që raportohet nga “Daily Mail”, CR7 i ka komunikuar drejtuesve të klubit saudit dëshirën e tij për të qëndruar aty.

Sulmuesi dëshiron të luajë në Kupën e Botës 2026 me Portugalinë dhe të jetë pjesë e Al-Nasr, dhe më pas të shpallë tërheqjen e tij nga futbolli. 

Pavarësisht moshës 38-vjeçare, Ronaldo që prej mbërritjes në Arabinë Saudite ka shënuar 25 gola në 30 paraqitje në ligë dhe kupë me fanellën e Al-Nasr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat