Rabiot: Ja pse më pëlqen  Seria A

Futboll

Rabiot: Ja pse më pëlqen  Seria A

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 19:23
Rabiot

Adrien Rabiot iu bashkua Francës për ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, me “Gjelat” që do të përballen me Holandën (13 tetor) dhe Skocinë (17 tetor).

Nga grumbullimi franceze mesfushori i Juventus-it dha një intervistë për RMC Sport duke folur për rritjen e futbollit italian sidomos pas pandemisë:

“Për disa sezone, pas Covid-it, ka një rilindje. Është një kampionat që tërheq lojtarë të mirë nga kudo. Janë Interi, Milani, Juve, romanet, Atalanta, Napoli: të gjitha skuadrat që luftojnë për katër vendet e Champions League.

“Është një sfidë të fitosh titullin, jam i lumtur që evoluoj atje sepse më pëlqejnë sfidat. Sa më shumë lojtarë të mirë të ketë, aq më e ndërlikuar është, aq më shumë më pëlqen të luaj”.

Një lojtar i rëndësishëm për Massimiliano Allegri-n tek Juventus-i dhe një thelbësor në mesfushën e Didier Deschamps në ekipin kombëtar, ja si i jeton Rabiot realitetet e tij:

“Tek Juve jam më i prirur drejt fazës së sulmit. Trajneri më kërkon të dal përpara për të kërkuar golin.

Ai insiston në këtë pikë.

“Në ekipin kombëtar jam më shumë në qendër të lojës, më shumë i prirur për fazën mbrojtëse.

Këto janë role që mund t’i bëj, që i njoh mirë dhe që më përshtaten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat