Ancelotti diplomohet në Universitetin e Parmës

Futboll

Ancelotti diplomohet në Universitetin e Parmës

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 16:50
Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka marrë një diplomë Masteri në “Shkencat dhe Teknikat e Aktiviteteve Motorike Parandaluese dhe të Përshtatura” në Universitetin e Parmës.

Në ceremoninë e së mërkurës, trajneri i Real Madrid mbajti një fjalim të titulluar “Futbolli, një mënyrë jetese”.
Ancelotti u shpreh se sporti ka qenë një shkollë e madhe për jetën, dhe forcën për të vazhduar përpara e gjen tek pasioni që ka për futbollin.

“Disa do të thonë se kam bërë pak teste, në realitet kam marrë shumë dhe çdo tre ditë marr më shumë. Unë do t’u them lojtarëve të mi ‘mund të më quani doktor’. Forca e futbollit nuk është tek individi, është tek grupi.

Nuk është puna, është më shumë pasioni, që më ka lejuar t’i përkushtohem futbollit për 44 vjet dhe që nuk mund ta blesh në treg. Paparashikueshmëria e këtij sporti më jep një pasion të fortë.

Nuk ka përfaqësuar kurrë një sakrificë apo një punë. Kështu kam qenë në moshën 15-vjeçare, kështu jam edhe sot. Nëse nuk ke pasion, nuk mund të shprehesh 100%".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat