Zhegrova mungon në ndeshjen kundër Andorrës

Futboll

Zhegrova mungon në ndeshjen kundër Andorrës

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 13:05
Zhegrova

Edon Zhegrova pritet që të mos luajë sonte në ndeshjen Andorrë – Kosovë!

Sulmuesi i djathtë i Kosovës dhe Lille nuk figuron në listën që FFK ka publikuar në UEFA për ndeshjen e sontme kundër Andorrës, e cila luhet në orën 20:45.

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Kosovës slloveni Gliha tha se Zhegrova është duke i bërë disa skenime dhe së mund të mungojë për ndeshjen e së enjtes.

Sot në anën tjetër UEFA ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë e ku aty mungon Zhegrova.

Ende asgjë zyrtare nuk ka për dëmtimin e Zhegrovës.

Ajo që dihet është se Edon Zhegrova luajti ndeshjen e kaluar kundër Lens për 90 minuta dhe bëri një asistim në atë ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Madje Zhegrova ishte edhe lojtar i asaj ndeshje si dhe bëri pjesë në formacionin më të mirë të javës së Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat