Qetëson mesfushori i Kombëtares

Futboll

Qetëson mesfushori i Kombëtares

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 16:20
Nedim Bajram në mes

Nedim Bajrami qetëson stafin teknik dhe zëmrat e tifozëve kuqezi. Futbollisti i Sassuolos doli duke çaluar nga fusha në minutën e 67-të të sfidës me Çekinë, i zëvendësuar nga Ernest Muçi.

Përshtypjet e para nuk ishin fort të mira, pasi ekzistonte frika se mund të kishte dëmtim serioz, por nga ambienti i Kombëtares është mësuar se nuk ka asgjë serioze.

24-vjeçari ndoshta mund të lërë grumbullimin, për t’i dhënë kohë që të jetë në gjendjen më të mirë fizike para sfidës së radhës me klubin e tij, aq më tepër që takimi i radhës i kuqezinjve është thjesht një test miqësor me Bullgarinë.

Ku do të kenë mundësinë e aktivizimit lojtarët që nuk janë aktivizuar ose kanë pasur pak minuta në këmbë në takimin me Çekinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat