Ronaldo nuk ndalet: Ëndërroj një tjetër finale europiani!

Futboll

Ronaldo nuk ndalet: Ëndërroj një tjetër finale europiani!

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:44
Ronaldo

Portugalia siguroi biletën e europianit “Euro 2024” pas fitores 3-2 në shtëpi ndaj përfaqësueses së Sllovakisë. Cristiano Ronaldo dhe një herë tjetër ishte protagonist me 2 gola në sfidën e zhvilluar në “Estadio Do Dragao”.

Pas ndeshjes, ylli portugez nuk e fshehu dëshirën që të jetë pjesë e një tjetër kompeticioni të madh në nivel përfaqësueseje:

“Shpresoj të luaj dhe të arrij në finale sërish, por rruga drejt këtij objektivi është shumë e gjatë.

E ardhmja? Tani mendoj vetëm për të tashmen.

Dua të shënoj sa më shumë gola dhe ç’është më e rëndësishmja, ti shijoj ndeshjet.

Kudo ku luaj, qoftë me klubin ose me përfaqësuesen, mendoj vetëm të shënoj”-mbylli reagimin e tij pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo luajti ndeshjen e 200-të me Portugalinë.

Sulmuesi është lojtari i vetëm që është kualifikuar 6-herë në finalet e kampionatit europian. 38-vjeçari është pjesë e luzitanëve prej vitit 2003.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat