Partizani nxjerr në shitje biletat

Futboll

Partizani nxjerr në shitje biletat

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 16:03
Pamje nga një ndeshje

Pas emocioneve të Kombëtares është radha e derbit të kryeqytetit, që konsiderohet edhe si vitrina e futbollit në vend.

Ky takim ishte planifikuar të luhej në fund të shtatorit, por duke qenë se “Air Albania” ishte ruajtur për dy ndeshjet e tetorit të Kombëtares, si dhe për të mos i humbur bukurinë dhe emocionin sfida u shty për datën 19 tetor.

Pra, do të luhet dy ditë pas miqësores së Kombëtares, Shqipëri-Bullgari. Partizani është organizatori i derbit të parë sezonal në Superiore dhe sot klubi i kuq ka publikuar edhe njoftimin me biletat e ndeshjes.

Në njoftim mësohen çmimet e biletave, ndarja e sektorëve të dy tifozerive, si dhe pikat e shtijës ku të interesuarit mund të pajisen me biletën e tyre.

Biletat edhe në këtë derbi shkojnë nga 500 lekë, që është më e lira, deri në 5000 lekë, që përkon me sektorin VIP GOLD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat