Shqipëri - Bullgari, Gjimshiti dhe Bajrami kanë një thirrje për tifozët

Futboll

Shqipëri - Bullgari, Gjimshiti dhe Bajrami kanë një thirrje për tifozët

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 20:37
Gjimshiti dhe Bajrami

Atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer. Triumfi 3-0 ndaj Çekisë dhuroi emocione të forta dhe të paharrueshme për të gjithë. Mbi të gjitha ka afruar më shumë se kurrë kuqezinjtë me kualifikimin në Euro 2024.

Objektiv që arrihet nëse sigurohet një pikë në dy takimet e fundit kundër Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në shtëpi. Të programuara në datat 17 dhe 20 nëntor.

Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho, rikthehet në fushë të martën e 17 tetorit. Përballë Bullgarisë në “Air Albania”, sfidë që fillon në orën 18:00 (SuperSport 2).

Kjo do të jetë miqësorja e parë për teknikun e Kombëtares, i cili do të ketë mundësinë të provojë lojtarë të rinj përballë bullgarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat