Ndërroi fanellën me Jasir Asanin, por Ballist Morina ia dhuron familjes së dëshmorit në Kosovë

Futboll

Ndërroi fanellën me Jasir Asanin, por Ballist Morina ia dhuron familjes së dëshmorit në Kosovë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 19:17
Ballist Morina të familja e Afrim Bunjakut

Stadiumi “Air Albania” ka qenë i tejmbushur në ndeshjen e 12 tetorit, ku Shqipëria mori një fitore historike, 3-0, ndaj Çekisë.

Në ngjarje të tilla nuk kishte si të mungonte edhe tifozi i famshëm Ballist (Ismail)  Morina, një nga katalizatorët që e çuan Shqipërinë e Europianin e 2016-ës.

Në fund të ndeshjes me çekët Ballist Morina ka ndërruar fanellën me Jasir Asanin. Por edhe në këtë rast ai ka treguar humanizmin dhe patriotizmin e tij, pasi fanellën që i dha autori i golit të parë ndaj Çekisë, ia ka bërë dhuratë familjes së policit dëshmor, Afrim Bunjaku.

Ballist Morina ka vizituar familjen e dëshmorit në Kosovë ku i ka dorëzuar në kornizë fanellën e Kombëtares që ia dhuroi Jasir Asani.

Ballist Morina e ka shpërndarë lajmin në profilin e tij në “Instagram”::

“Vizitë familjes së heroit të kombit, Afrim Bunjaku. Faleminderit Jasir Asani për këtë orvajtje të përbashkët, je kampion në fushë të blertë dhe jashtë saj. Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellën e saj për gjithë kombin. Rroftë shpirti i shqiptarit!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat