Xhaka më së shumti paraqitje me Zvicrën

Futboll

Xhaka më së shumti paraqitje me Zvicrën

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 14:10
Granit Xhaka

Granit Xhaka është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje me fanellën e përfaqësues zvicerane.

Barazimi dramatik 3-3 me Bjellorusinë ishte ndeshja numër 118 për mesfushorin qendror, i cili gjatë këtyre viteve ka qenë një nga shtyllat kryesore të helvetikëve.

Ishmesfushori i Arsenalit, i cili verën që lam pas iu bashkua Bayer Leverkusenit, pati disa fjalë për të gjithë përkrahësit e tij, duke shkruar në instagram.

“Cfarë nderi i jashtëzakonshëm të jem futbollisti me më së shumti paraqitje për Zvcirën. Një falënderim i madh për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Familjen, shokët, trajnerët, stafin dhe bashkëlojtarët. Pa ju nuk të ishte e mundur të arrija 118 paraqitje për Zvicrën. Ndërsa një falënderim e i vecantë shkon për tifozët. Është gjithmonë një privilegj i madh ta përfaqësosh këtë fanellë”.

Për këtë arritje Xhakën e ka uruar edhe ishklubi i tij Arsenal, në postimin e mesfushorit. Zvicra bën pjesë në grupin I të kualifikueseve për Euro 2024 dhe dhe gjendet në vendin e dytë me 15 pikë pas 7 ndeshjeve, një më pak se Rumania që ka një takim më tepër të zhvilluar. Në të njëjtin grup është edhe Kosova që renditet e 4 me 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat