Alma për Ronaldon: Sot përmbusha ëndrrën time të jetës

Futboll

Alma për Ronaldon: Sot përmbusha ëndrrën time të jetës

Nga: K.G. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:25
Alma Kameriq e Cristiano Ronaldo

Futbollistja e Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, Alma Kameriq, ka përmbushur dëshirën e saj të përjetshme për të takuar Cristiano Ronaldon dhe për të bërë një foto me të.

Kur portugezi po përgatitej që nga Sarajeva të kthehej në shtëpi pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Bosnjë dhe Hercegovinës, Alma ka takuar yllin botëror.

"Vetëm vullneti, dëshira, mundi dhe besimi im! Ju uroj të gjithëve të arrini të paktën një nga ëndrrat tuaja, sepse sot sapo e realizova ëndrrën time.

Më i madhi i të gjitha kohërave. I vetmi, i vetmi! Cristiano”, ka shkruar Alma Kameriq.

Kujtojmë se Ronaldo mbrëmë ka shënuar dy gola në triumfin bindës (5:0) të Portugalisë ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat