Portieri Elhan Kastrati nuk do të jetë prezent në ndeshjen miqësore të Shqipërisë me Bullgarinë, që luhet këtë të martë duke nisur nga ora 18:00 në “Air Albania.
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Kastrati është i sëmurë me grip dhe nuk mund të jetë në këtë miqësore.
Për këtë arsye trajneri Sylvinho ka ftuar një portier të Kategorisë Superiore në ndeshjen ndaj Bullgarisë.
Portieri i Egnatias, Alen Sherri do të jetë në stol për ndeshjen Shqipëri-Bullgari, duke u bashkuar për here të parë me kombëtaren “kuqezi”.