Llapi - Drita, derbi i fundjavës

Futboll

Llapi - Drita, derbi i fundjavës

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:27
Pamje nga një ndeshje

Superliga e futbollit u rikthye sot pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të Kombëtares së Kosovës.

Ballkani e nisi xhiron e 10-të me fitore bindëse ndaj Lirisë, por vëmendja e të gjithë sportdashësve do të jetë e fokusuar tek ndeshjet e fundjavës, respektivisht tek loja kryesore mes Llapit dhe Dritës.

Këto dy ekipe i zënë pozitat dy dhe tre në tabelë dhe do ta kërkojnë gjithsesi fitoren për të mbetur në hap me liderin Ballkani.

Gabimi do t’i kushtojë secilit prej tyre, prandaj edhe kjo konsiderohet si një super-sfidë.

Ndërkohë, Prishtina do ta kërkojë fitoren pas një kohe të gjatë në duelin që do ta ketë në udhëtim me Feronikelin 74.

Dy ndeshje të xhiros së parë të fazës së dytë të këtij sezoni në Superligë do të luhen të shtunën dhe dy të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat