Mario Mitaj më ngjason me Marcelon që ka luajtur te Real Madrid! Gazetari në Kosovë: A është vetëm 20 vjeç?

Futboll

Mario Mitaj më ngjason me Marcelon që ka luajtur te Real Madrid! Gazetari në Kosovë: A është vetëm 20 vjeç?

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 18:24
Mario Mitajm Besmir Topalli e Marcelo

Mario Mitaj është një prej zbulimeve më të mëdha të Silvinjos. Ky futbollist është duke luajtur në nivel fantastik te Shqipëria.

Për këtë lojtar ka folur edhe gazetari shqiptar i njohur në Kosovë, Besmir Topalli, në emisionin “Koha Shtesë”..

Vlerësimet nuk munguan për këtë lojtar, i cili është krahasuar edhe me Marcelon që dikur ishte pjesë e Real Madrid. 

“Mario Mitaj, nuk e di pse po flitet kaq pak për një lojtar kaq shumë të mirë.

Më duket sikur është 32-vjeç, nuk ka lidhje fare me moshën 20-vjeçare.

Do ta besoja vetëm nëse do të kishte 20 vite vetëm futboll, jo vite jete.

Por Mitaj ka vetëm 2-3 vite të futbollit të nivelit të lartë profesionist.

Mënyra sesi futet me topin në ato hapësirat e ngushta, fantastik. Më ngjason shumë me stilin e lojës që ka pasur Marcelo te Real Madrid”, tha gazetari..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat