Pochettino i zhgënjyer me barazimin ndaj Arsenalit

Futboll

Pochettino i zhgënjyer me barazimin ndaj Arsenalit

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 11:23
Pochettino

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino është shprehur i zhgënjyer me barazimin ndaj Arsenalit.

“Blutë” e Londrës dhe ‘Topçinjtë’ luajtën baras (2-2), në derbin e madhe të Premier League-s.

“Sigurisht që jemi të zhgënjyer, por nuk mund t’i shikojmë vetëm minutat e fundit të ndeshjes.

Kishte shumë gjëra pozitive. Ne ishim ekipi më i mirë. Ne humbëm dy pikë në një mënyrë që nuk dëshironi t'i humbisni kurrë, por u përballëm me një ekip që sezonin e kaluar ‘luftonte’ për ta fituar Premier League-n”, tha Pochettino.

“Megjithatë, ne e marrim pozitive këtë ndeshje dhe jemi krenarë me lojën që bëmë”, ka theksuar strategu argjentinas.

Pas këtij barazimi, Chelsea renditet në vendin e nëntë më 12 pikë të tubuara, kurse, Arsenali ngjitët në pozitën e dytë me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat