Braziliani mbyll aventurën në Europë në fund të sezonit

Futboll

Braziliani mbyll aventurën në Europë në fund të sezonit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:49
Thiago Silva

Mbrojtësi 39-vjeçar brazilian Thiago Silva është gati t’i thotë lamtumirë Europës për t’u rikthyer në vendlindje.

Lojtari që prej 15 vitesh në Europë, duke u aktivizuar me Milan, PDG dhe Chelsea, pritet të luajë me Fluminense.

Lajmin e konfirmuar mediat britanike, duke shtuar se Silva nuk do të rinovojë më me “blutë” e Londrës. Këtë sezon, mbrojtësi është aktivizuar vetëm në Premier League (9 ndeshje) nga trajneri Pochettino, duke qenë gjithnjë titullar .

Trajneri i ka besuar përvojës së brazilianit, që synon rikthimin në vendlindje për të mbyllur karrierën. Mësohet se Thiago Silva do të qëndrojë deri në qershor, për t’u larguar me parametrin zero, duke refuzuar edhe ofertat nga Arabia.

Thiago Silva ka triumfuar kudo që ka luajtur, përfshi edhe një Champions League me Chelsea dy sezone më parë. Ai debutoi në Europë me Milan, ku shkëlqeu për tri sezone para se të transferohej në Paris e më pas në Londër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat