Nëna e Mbappe-s: Djali im ishte tifoz i “çmendur” i Milanit

Futboll

Nëna e Mbappe-s: Djali im ishte tifoz i “çmendur” i Milanit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:16
Mbappe me nënën e tij

Nëna e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe-s, Fayza, ka zbuluar se djali i saj ishte një tifozë i “çmendur” i gjigantit italian, AC Milan.

Reprezentuesi i Francës, tashmë është një nga lojtarët më të mirë në planet.

“Djali im ishte tifoz i “çmendur” i Milanit. Kur humbisnin, ai mund të përplaste telekomandën dhe mund të thoshte fjalë të pista”, ka thënë nëna e asit të PSG-së.

Ndryshe, Mbappe prej kohësh është i lidhur me transferimin në Real Madrid.

Madje, sipas medieve të huaja, francezi verën që vjen do t’i bashkohet klubit të madh spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat