Negociohet me dy kroatë dhe synimi i Agim Ademit

Futboll

Negociohet me dy kroatë dhe synimi i Agim Ademit

Nga: K. Goca Më: 24 tetor 2023 Në ora: 17:57
Agim Ademi

Pritet të ketë zhvillime interesante në futbollin e Kosovës.

Cilat do të janë zhvillimet në muajit e ardhshëm?

Burimet tona bëjnë me dije se Federata e Futbollit e Kosovës është në kontakt me dy emra të njohur të futbollit kroatë, për të emëruar selektor të kombëtares së Kosovës.

Siç raportohet, me njërin nga trajnerët janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje nëse nuk do t’ju prishë punë ndonjë ekip evropian!

“Emrat janë të njohur por nuk do të publikohet për hir të korrektësisë.

Ka përparime në bisedime por jo të nivelit përfundimtar”, tha një burim brenda FFK-së.     

Cili është synimi i  Agim Ademit?

Agim Ademi, kryetar i FFK-së, si synim e ka para vetes, ndërtimin e një stadiumit të ri.

Merret vesh nga burimet se Ademi e ka pikësynim që Kosova të ketë një stadium me kapacitet 25-30 mijë shikues. 

Sipas burimeve, Ademi pretendon se sa të jetë kryetar të arrijë që të ndërtojë një stadium me kapacitet 25-30 mijë shikues, që do të ishte fitore e madhe jo vetëm për komunitetin e futbollit por tërë shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat