Derbi mes PSG-së dhe Milanit, ja formacionet e mundshme

Futboll

Derbi mes PSG-së dhe Milanit, ja formacionet e mundshme

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 09:54
Derbi mes PSG-së dhe Milanit, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Parc des Princes” do të jetë nikoqir i derbit mes Paris Saint-Germain dhe Milanit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, PSG u mposht 4:1 nga Newcastle United, kur Milani barazoi pa gola me Borussia Dortmundin.

Momentalisht, PSG zë vendin e dytë në Grupin F me tre pikë, krahas Milanit që renditet në vendin e tretë me dy pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të vitit 2012, ku asokohe Milani e mposhti PSG-në me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për PSG-në nuk do të paraqiten Asensio, Kimpembe, Mendes dhe Rico, kurse te Milani mungojnë Bennacer, Caldara, Chukwueze, Loftus-Cheek, Okafor dhe Sportiello.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, L. Hernandez; Zaire-Emery, Ugarte, Vitinha; Dembele, Ramos, Mbappe

AC Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, T. Hernandez; Musah, Krunic, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat