Fischer: E trishtë të humbësh me vetëm një goditje në portë!

Futboll

Fischer: E trishtë të humbësh me vetëm një goditje në portë!

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 14:15
Urs Fischer

Union Berlin humbi sërish në Champions League. Skuadra gjermane u mposht në kryeqytet 0-1 nga Napoli. Djemtë e Rudi Garcias siguruan tri pikë të arta falë golit të Raspadorit në pjesën e dytë.

Trajneri i Union Berlin, Urs Fischer ndjen keqardhje për disfatën, që sipas tij erdhi falë goditjes së vetme që gjuajtën në portën e skuadrës së tij kampionët e Italisë.

“Mendoj se skuadra ishte shumë kompakte, u përpoqëm ta rikuperonim menjëherë topin. Kishim mundësitë tona, të cilat fatkeqësisht nuk i shfrytëzuam.

Na mungoi saktësia përpara portës kundërshtare.

Është e trishtueshme të humbasësh kështu, zhgënjim i madh. Pasi zhvilluam një ndeshje të mirë.

Është vërtetë brutale të humbasësh me vetëm një goditje të pësuar në kuadrat”, u shpreh trajneri i Unionit, skuadër që po vuan. Si në Bundesliga ashtu edhe në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat