FC Prishtina 01 e nis me fitore në Main Raund të Ligës së Kampionëve

Futboll

FC Prishtina 01 e nis me fitore në Main Raund të Ligës së Kampionëve

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 17:22
FC Prishtina 01

FC Prishtina 01 ka shënuar fitore ndaj finlandezëve Kampus Dynamo me rezultat 6-0, duke dominuar takimin nga fillimi deri në fund.

Kryeqytetasit që e nisën mirë takimin duke shënuar që në minuën e parë me Halim Selmanajn për 1-0.

Ylli Mazreku shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e 13-të për 2-0.

Në pjesën e dytë FC Prishtina 01 shënoi edhe katër herë të tjera, duke konfirmuar formën e lartë.

Një goditje të Selmanajt e devijoi në portën e tij Savolainen për 3-0.

Fitim Krasniqi shënoi në minutën e 25-të për 4-0, ndërsa Mazreku shënoi golin e dytë personal në minutën e 27-të për 5-0.

Ndeshja u mbyll me golin e Ramadan Alajt për 6-0.

FC Prishtina 01 e nisi shumë mirë fazën e Main Raund, ku për kundërshtarë ka edhe Kaunas Zalgirisit (Lituani) dhe Ael Limassol (Qipro)..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat