​PSG-Milan, formacionet zyrtare

Futboll

​PSG-Milan, formacionet zyrtare

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 20:06
Mbappe

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Parc des Princes” do të jetë nikoqir i derbit mes Paris Saint-Germain dhe Milanit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, PSG u mposht 4:1 nga Newcastle United, kur Milani barazoi pa gola me Borussia Dortmundin.

Momentalisht, PSG zë vendin e dytë në Grupin F me tre pikë, krahas Milanit që renditet në vendin e tretë me dy pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të vitit 2012, ku asokohe Milani e mposhti PSG-në me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për PSG-në nuk do të paraqiten Asensio, Kimpembe, Mendes dhe Rico, kurse te Milani mungojnë Bennacer, Caldara, Chukwueze, Loftus-Cheek, Okafor dhe Sportiello.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Lucas Hernandez; Zaire-Emery, Ugarte, Vitinha; Dembélé, Kolo-Muani, Mbappé

Milan: Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Musah, Krunic, Reijnders; Leao, Giroud, Pulisic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat