“PSG më i fortë se Milani!”/ Calabria: Kush nuk beson në kualifikimin, të qëndrojë në shtëpi

Futboll

“PSG më i fortë se Milani!”/ Calabria: Kush nuk beson në kualifikimin, të qëndrojë në shtëpi

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

3-0 humbi Milani në “Parc des Princes”, e para në fazën e grupeve në Champions League. Vendasit goditën edhe shtyllën dhe panë t’u anulohej një gol nga VAR-i.

Skuadra e Luis Enriques kryeson grupin F me 6 pikë, ndërsa kuqezinjtë e Stefano Piolit renditen të fundit me vetëm 2. Kualifikimi është vështirësuar shumë për Milanin, por kapiteni Davide Calabria nuk dorëzohet.

“Keqardhje për dy takimet e para, por ata u treguan më të fortë dhe më të organizuar se ne, e merituan. Ne nuk po arrijmë t’i finalizojmë rastet që po krijojmë.

Ata kanë përpara një fenomen, i cili shënon në goditjen e parë në portë, kjo na mungon neve. Mund të bënim më mirë me topin, ishim disi të çekuilibruar.

Gjithsesi, është e vështirë të bësh analizën e duhur kur je i nxehtë, por ne kemi besim se mund të kualifikohemi. 

Tani është bërë e vështirë, por do të luftojmë deri në fund. Kush nuk beson tek kualifikimi, atëherë lë të qëndrojë në shtëpi“, thekson mbrojtësi i djathtë italian.

Milani pret PSG-në dhe Borussia Dortmund në shtëpi. Dhe e mbyll fazën e grupeve me transfertën me Newcastle në “St. James Park”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat