Drenica fiton ndaj Suharekës! Aliaj: Një humbje e pakëndshme

Futboll

Drenica fiton ndaj Suharekës! Aliaj: Një humbje e pakëndshme

Nga: K. G. Më: 27 tetor 2023 Në ora: 22:30
Suhareka

KF Drenica e Skenderajt ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Suharekës, në takimin e javës së dhjetë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Suhareka është në vend të dytë me 16 pikë e Drenica në të tretin me 15 sosh.

Presidenti i FC Suharekës, Rrustem Aliaj, ka uruar Drenicën.

“Një humbje e pakëndshme. 

Falënderojë KF Drenica për mikpritje. 

Ndërkaq djemve tanë u urojë më shumë fat në ndeshjen e radhës, ndonëse sot u angazhuan mjaft e madje edhe kishin epërsi në pjesën e parë. 

Por, ky është futbolli edhe humbja është pjesë e lojës. 

Pikërisht pse, udhëhoqëm pjesën e parë dhe në fund përjetuam një humbje të pakëndshme. 

Tash duhet të mendojmë për sfidat tjera.

Ecim tutje ! Për Ty Suharekë!”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat