Pep Guardiola dhe Erik ten Hag kanë zgjedhur titullarët e derbit Manchester United-Manchester City.
Vendasit vijnë me tri ndryshime krahasuar me takimin e mesjavës përballë Copenhagenit në Champions League. Evans dhe Lindelof rikthehen titullarë në mbrojtje.
Ndërkohë që Eriksen do e nisë nga minuta e parë, me brazilian Anthony që përfundon në stol. Nga ana tjetër, kampionët e Anglisë vijnë me 6 ndryshime nga dueli me Young Boys në Champions.
Pep Guardiola ka rikthyer në formacion emra si Alvarez, Walker, Gvardiol, Stones, Bernardo Silva dhe Foden. Të cilët pushuan në mesjavë.