Chalobah mund të kalojë te Dortmundi

Futboll

Chalobah mund të kalojë te Dortmundi

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 06:11
Trevor Chalobah.

Borussia Dortmund janë të interesuar në transferimin e mbrojtësit të Chelseas, Trevor Chalobah.

Bletat i janë vënë pas anglezit i cili nuk po kalon ditë të mira te klubi londinez.

Ai kishte qenë afër transferimit te gjiganti tjetër gjerman, Bayern Munchen, gjatë afatit kalimtar veror.

Mirëpo ai tani mund ta ketë gjithsesi destinacion Gjermaninë, por jo edhe klubin ku ishte afër të kalonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat