Chelsea gati të shpenzojë 70 milionë euro për një mbrojtës në janar

Futboll

Chelsea gati të shpenzojë 70 milionë euro për një mbrojtës në janar

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 10:21
Chelsea

Një tjetër vit i rëndë po duket për Chelsean, që do ta ketë shumë të vështirë të zë një vend në garat evropiane.

Chelsea nuk e ka nisur mirë as këtë edicion dhe në janar po synohen transferime të mëdha për tu rikthyer skuadra në garë për pjesën e epërme të renditjes.

Mbrojtja vazhdon të jetë një problem dhe trajneri Mauricio Pochettino e di këtë dhe dëshiron të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Team Talk ka raportuar se qendërmbrojtësi nga Burkina Faso i Bayer Leverkusenit, Edmond Tapsoba është objektivi kryesor i londinezëve për repartin e mbrojtjes.

24-vjeçari është një nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në Gjermani dhe ndodhet në krye të listës së dëshirave të trajnerit argjentinas për ta forcuar repartin defensivë.

Madje mediumi anglez ka raportuar se londinezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit në Londër në afatin kalimtar dimëror.

Tapsoba këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar edhe dy gola me fanellën e Bayer Leverkusen. Interesim për të ka shprehur edhe gjiganti tjetër anglez Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat