Gjiganti spanjoll sërish e do Vedat Muriqin

Futboll

Gjiganti spanjoll sërish e do Vedat Muriqin

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 17:32
Vedat Muriqi në veprim

Vedat Muriqi vazdon të mbetet në listën e dëshirave të skuadrës së madhe spanjolle Sevilla.

Sulmuesi është një nga qendërsulmuesit më të vlerësuar në La Liga dhe Sevilla e ka atë në listën e dëshirave për afatin kalimtar dimërorë.

29-vjeçari këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në 11 ndeshje në La Liga, teksa pëlqehet shumë nga klubi andaluzian.

Sevilla synon transferimin e prizrenasit në janar, por problem po mbetet një klauzolë largimi që ka Muriqi nga Mallorca.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Muriqi ka një klauzolë largimi nga Mallorca prej 30 milionë eurove, shumë që po konsiderohet e lartë nga Sevilla që po kalon nëpër një krizë financiare.

Klubi andaluzian pritet ta shes Youssef En-Nesyrin dhe zëvendësuesi i marokenit shihet Vedat Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat