​Dy ballafaqime sot në Superligë

Futboll

​Dy ballafaqime sot në Superligë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Në kaudër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen sot edhe dy ndeshje interesante që do ta kompletojnë këtë xiro.

Llapi do të kërkojë që të rikthehet te fitorja pas një humbje dhe një barazimi. Ata do të ballafaqohen me skuadrën e fundit në tabel, fushë Kosovë në stadiumin “Zahir Pajaziti në Podujevë.

Duel interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Lirisë dhe Dukagjinit. Skuadra nga Klina ka një fitore dhe katër barazime në pesë ndeshjet e fundit, kurse Liria po vazhdon me krizën e rezultateve. Prizrenasit kanë katër humbje dhe një barazim ne pesë sfidat e fundit.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat