Manaj, 3 gola për Sivasporin për 42 minuta lojë

Futboll

Manaj, 3 gola për Sivasporin për 42 minuta lojë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:55
Manaj

Sivasspor ka marrë një fitore të madhe 4-0 ndaj Hopaspor në ndeshjen e 1/64-tës së Kupës së Turqisë duke u kualifikuar tutje.

Më meritori për fitoren dhe kualifikimin e Sivassporit ishte sulmuesi shqiptar, Rej Manaj, i cili shënoi het-trik brenda pjesës së parë.

Golin e parë Manaj e shënoi në minutën e gjashtë për 1-0, ndërsa dy golat tjerë erdhën në minutat 35’ dhe 42’ për epërsinë 2-0 dhe 3-0.

Me këto tri gola, sulmuesi 26-vjeçar shkon në kuotën e pesë golave nga nëntë ndeshje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat