Vazhdon vandalizmi i stadiumit të Çairit

Futboll

Vazhdon vandalizmi i stadiumit të Çairit

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 17:23
Lokalet e FC Shkupit

Pas vjedhjes së televizionit dhe projektorit, ka ndodhur një ngjarje tjetër e pakëndshme , ku kësaj radhe janë vjedhur pajisjet e qendrës së fitnesit.

"Ky akt i vandal dhe i pakuptueshëm dëmton jo vetëm pasurinë e klubit, por edhe ndikon në ofrimin e shërbimeve të nevojshme për sportistët e klubit tonë.

Stadiumi i Çairit është një thesar i komunës dhe vendi ku shumë banorë gjejnë argëtim. Vandalizmi i vazhdueshëm dhe vjedhjet që ndodhin, kanë shfaqur një pamje të shëmtuar për qytetarët e Komunës së Çairit dhe po i japin pasqyrë tejet të keqe komunitetit tonë.

Me këtë rast, i drejtohemi Ministrisë së Punëve të Brendshme që të shtojë patrullimin e policisë në objektin e stadiumit dhe të përdorë të gjitha burimet dhe kapacitetet e nevojshme për të identifikuar dhe ndaluar autorët e këtyre veprave të shëmtuara.

Të gjithë duhet të bashkohemi në këtë kauzë dhe të ndihmojmë autoritetet në kapjen dhe ndaljen e atyre që shkatërrojnë pasurinë tonë dhe po japin pasqyrë të keqe për Çairin", reagon FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat